Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, mes të cilëve një 26 vjeçar, i cili ka dhunuar babain e tij, duke e kanosur edhe me thikë. Sakaq një tjetër shtetas është ndaluar, pasi akuzohet për vjedhje, ndërsa në Stravaj një 26 vjeçar drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: B.H., 26 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me mjet  të mprehtë thikë babin e tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u kap dhe u  ndalua shtetasi: P.L., 33 vjeç,  banues në fshatin Valas, Elbasan,  pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ” Vjedhja” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan , u arrestua në flagrancë shtetasi: E.Nj., 26 vjeç, banues në fshatin Stravaj, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale./m.s/