Presidenti amerikan Donald Trump e ka përshkruar pandeminë e koronavirusit si “sulmin më të keq” ndonjëherë mbi Shtetet e Bashkuara, duke treguar gishtin në Kinë. Trump tha se shpërthimi kishte goditur SHBA më shumë sesa bombardimet japoneze të Pearl Harbour në Luftën e Dytë Botërore, ose sulmet e 11 shtatorit dy dekada më parë.
Administrata e tij po drejton gishtin kundër Kinës për trajtimin e hershëm të emergjencës globale.
Pekini thotë se SH.B.A. duhet të shkëputet nga përgjigja e saj ndaj pandemisë.
Që kur u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor, koronavirusi konfirmohet se ka infektuar 1.2 milion amerikanë, duke vrarë më shumë se 73,000.
Top Channel