ATSH-ANSA/ – Truri përmban një ”arkiv” të vërtetë për frikërat, i cili është në gjendje të kujtojë individët dhe situatat që kanë përbërë një kërcënim dhe për këtë arsye na lejon të qëndrojmë larg tyre, sipas një studimi nga ”Columbia University”.
Rezultati na lejon të kuptojmë më mirë mekanizmat themelorë të trurit jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në shumë çrregullime të lidhura me frikën e të tjerëve, si ankthi social dhe çrregullimi i stresit post-traumatik dhe, për këtë arsye, hap rrugën edhe për trajtime të mundshme.
“Është e mundur që simptomat e ankthit social janë të lidhura pikërisht me paaftësinë për të diskriminuar mes atyre që përfaqësojnë një kërcënim dhe atyre që nuk janë”, shton Steven Siegelbaum, bashkautor i studimit./ /os/