UEFA i ka besuar arbitrave shqiptarë një ndeshje shumë të rëndësishme në Europa League.
Enea Jorgji do të marrë në dorë ndeshjen mes Ferencvaros dhe gjigantëve francezë, Monaco në Hungari. Jorgji do të ndihmohet nga asistentët Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj ndërsa gjyqtarë i katërt do të jetë Florian Lata.
Një vlerësim i madh për arbitrat shqiptarë, duke parë rëndësinë e ndeshjes, aty ku Monaco do të kërkojë fitoren, pasi rrezikon të mos kalojë grupin.
Kjo përballje do të luhet në ditën e enjte për Europa League. /Sport Ekspres/