Ardiana Gjini, mjekja specialiste për mbrojtjen nga COVID në Angli ka deklaruar se procesi i vaksinimit atje është pritur mjaft mirë, dhe se deri më tani janë vaksinuar 230 000 qytetarë.

Teska ka folur për efektet anësore ka thënë se kanë qenë të pakta, dhe deri më tani sipas saj janë shënuar vetëm 2 raste të reagimit alergjik.

“Kemi filluar siç e thatë vaksinojmë para gati 3 javësh, janë vaksinuar qindra mijëra njerëz, 230 000 të vaksinuar. Numri i efketeve anësore është i vogël ska pasur rast tragjik. Ka pasur 2 raste të reagimit alergjik. Por që të dyja kanë qenë individë që ma parë kanë pasur reagim dhe nuk është dashur të vaksinohen, pritja e vaksinimit është shumë e mirë dh nuk kemi refuzim të vaksinimit.

E vetmja gjë që mbetet të shihet është se a është sukses programi i vaksinimit. Fabrikat farmaceëutike mund të prodhojnë vaksinë ndërsa ne mund të vaksinojmë njerëz. Deri në mes të shkurtit kem plan të vaksinohet të gjitha grupet e rrezikut por është një program tepër i madh”, tha ajo.

Ndërkaq ajo ka thënë se sistemi shëndetësor në Britani është tepër i ngarkuar. Kurse për llojin e ri të COVID shton se po përhapet shumë shpejt në  Europë.

“Infeksioni po shpërndahet shumë shpejt, në Evropë. Më se 50% e shtretërve në Angli janë me pacientë nga COVID. Të gjithë individët në mbretëri të bashkuar kanë qasje në sistemin shëndetësor dhe nëse kanë nevojë kanë pranohen në spitale. Sistemi britanik është më i ngarkuar dhe sistemi i intensives është tepër i ngarkuar”, shtoi ajo.