Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 16ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 23ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 24ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndrësa forca e valëzimit në det 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët i shoqëruar me vranësira të cilat do të sjellin reshje të izoluara në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një ulje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 09ºC në 20ºC.