Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira por që mundësitë për reshje janë të pakta. Moti i kthjellët dhe rritja e temperaturave do të vazhdojnë edhe gjatë fillimit të javës që vjen.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04ºC në 17ºC, në zonat e ulëta nga 09ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 25ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të i kthjellët i shoqëruar me vranësira të cilat mund të sjellin reshje gjatë pasdites. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 18ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 21ºC.