Sot priten reshje në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Në pjesën tjeter të territorit reshjet priten të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare.

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 15 °C

në vendet e ulëta: 8 / 15 °C

në vendet malore: 5 / 9 °C

ERA

Sot era pritet të fryjë e leht deri mesatare.