Ronela Hajati nuk ka patur shumë dalje publike këtë periudhë, por këtë e ka shpjeguar përmes një rrëfimi. Duket se viti 2020, i cili solli një ndryshim drastik në jetën e çdokujt për shkak të pandemisë, paska qenë tepër i vështirë për këngëtaren.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale… në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt. Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqëndruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bënë çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021),” ka shkruajtur ajo në rrjete sociale.