Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, zhvilloi sot një takim “online” mbi analizën e 3-mujorit të parë të këtij viti shkollor së bashku me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore Vendore.
Në këtë takim u diskutua rreth vështirësive dhe problematikave kryesore të hasura deri më tani me qëllim marrjen e masave për një rifillim sa më të mbarë të procesit mësimor më 11 janar.
Ministrja Kushi tha se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të zbatimit të protokolleve shëndetësore, si dhe vijueshmërinë e realizimit sa më cilësor të programeve mësimore.