Disa mashtrues kanë arritur të vjedhin 2,4 milionë paundë nga një muze. Kriminelët janë shtirur si tregtues të veprave të artit dhe kanë marrë pagesën për një pikturë të John Constable.

Ata modifikuan email-et midis muzeut Rijksmuseum Tëenthe në Hollandë dhe tregtuesit të artit londinez, duke rënë dakord për shitjen e një picture.

Ata kontaktuan muzeun duke u shtirur si tregtuesi i veprave të artit dhe i kërkuan të paguante 2,4 milionë paunë në një llogari bankare me bazë në Hong Kong.

Piktura iu dërgua muzeut por tregtuesit të vërtetë iu mohua pagesa. Tashmë këto dy palë janë në gjyq./syri/