CICËRIMAT E PRANVERËS

Dita e verës, festa traditë e qytetit te Elbasanit u hap nga fëmijet dhe vijon edhe sot nga femijet me nje festival të mrekullueshem të përgatur nga fëmijët e kopshteve të qytetit. Me çiltërsinë e tyre fëmijet jo vetem që urojnë një verë të mbarë por japin mesazhe urimi për të gjithë Shqiptarët, për të ardhur për ta festuar në Elbasan për të shijuar cilterinë dhe mirësinë ne fytyren e cdo vogelushi.

Në festivalin me titull “Cicërimat e pranverës” vogëlushët e kopshteve intepretuan koreografi të ndryshme, ndersa kreu i bashkisë së Elbasani jo vetëm që ndoqi intepretimet e tyre, por vlerësoi me certifikata mirënjohje çdo kopsht për inpenjimin. Z.Llatja tha se Dita e Veres nuk ka kuptim pa fëmijët dhe se do të bëjë me tepër festime për të parë tek ata këtë buzeqeshje gjithmonë.

Edhe Deputeti Florenc Spaho, u shpreh se fëmnijet janë e ardhmja e vendit dhe se Elbasani po rrit talente.

Vlen te theksohet se ne morinë e aktiviteteve që bashkia e Elbasanit organizon për Ditën e Veres, fëmijet janë ata që kanë me tëpër aktivitete, sepse ata janë e ardhmja dhe vëmendja për ta është makimale.
Edlira XHERRI