Rritja e rasteve me COVID-19 në Republikën Çeke nuk është pjesë e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech.

Të premten, kombi i Europës Qendrore regjistroi 168 raste të reja me COVID-19 dhe 260 të tjera të shtunën, duke shënuar kështu numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i prillit.

“Nga këndvështrimi ynë, kjo nuk është vala e dytë”, deklaroi Vojtech.

“Rritja e rasteve erdhi pasi Republika Çeke po kryen testime të synuara në disa pika lokale, të tilla si rajoni Karvina në lindje të vendit”, shtoi ministri.

Infeksione të reja u regjistruan kryesisht në një nga kompanitë lokale të minierave./