Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh.

Në orët e mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Përgjatë luginave prezencë të mjegullës në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitoje shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 6°C deri në 19°C

zoant e ulëta 8°C deri në 22°C

zonat bregdetare 10°C deri në 22°C