Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha sot se me rihapjen e ekonomisë të dhënat e punësimit janë pozitive.

“Tregu i punës ka punësuar mbi 48 mijë qytetarë në tërësi me një efekt neto pozitiv me +18 mijë të punësuar”, tha ajo.

Denaj tha se punësimi dhe rikthimi i punonjësve shfaqet pozitiv. Vetëm në muajin maj janë larguar nga puna 30,108 persona. Të punësuar 48,115 efekti neto është +18,007.

Po ashtu, Denaj tha se “zbehja e efektit të COVID-19 në tregun e punës po ndodh. 109 mijë individë janë punësuar ose rikthyer në punë në periudhën mars – maj”.

“Të larguarit dhe të punësuarit për efekt të COVID-19 janë, në muajin mars të larguar 59,674, të punësuar 30,487, efektiv neto -29,187. Në muajin prill të larguar 46,364, të punësuar 30,491, efektiv neto -15,873. Në muajin maj të larguar 30,108, të punësuar 48,115 efektiv neto +18,007. Total të larguar 136,146 të punësuar 109,093 efekti neto -27,053”, tha Denaj.