Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kritikoi pafuqinë e kësaj organizate.
Sipas tij OKB reagon ndaj problemeve me “retorikë” në vend që të japë “zgjidhje konkrete”, tha Zelensky në fjalimin përpara Këshillit të Sigurimit. “Njerëzimi nuk ka më shpresa tek kjo organizatë botërore, kur është fjala për mbrojtjen e sovranitetit të kufijve të kombeve.”
Zelensky kritikoi në radhë të parë të drejtën e vetos së Rusisë në Këshillin e Sigurimit: E drejta e vetos në duart e agresorit e ka futur OKB-në në qorrsokak.
Në një seancë të hapur të Këshillit të Sigurimit lejohen të marrin pjesë jo vetëm 15 anëtarët e përhershëm, por edhe anëtarë nga vende të tjera. Gjermania aktualisht nuk është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku bëjnë pjesë gjithsej 15 shtete anëtare dhe vetëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA, janë anëtarë të përhershëm. Ndërkohë Gjermania nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit. /DW
Top Channel