Këshilli i Ministrave liroi nga detyra zëvendësministren e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi.

Vendimi u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ekonomi u emërua në këtë post 20 muaj më parë. Më herët, Ikonomi drejtoi Administratën Doganore.

Lidhur me vendimin ka reaguar edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila vlerësoi kontributin e saj për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.

“Një falënderim të veçantë për zv.ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë. Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar. Suksese të mëtejshme Belinda”, u shpreh Denaj.

Po sot, Këshilli i Ministrave vendosi edhe lirimin nga detyra të prefektit të qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj.