XHAKARTA, 31 maj ATSH-AFP/ – Një 100-vjeçare indoneziane është shëruar nga koronavirusi duke e bërë atë të mbijetuarin më të moshuar në vend nga Covid-19.

Kamtim (si shumë indonezianë, ajo ka vetëm një emër) u kthye në shtëpi këtë javë pas një muaji shtrimi në spitalin e Surabayas, qyteti i dytë më i madh në vend.

Guvernatori i rajonit të Javas Lindore, Khofifah Indar Parawansa, tha se shpresonte se historia e Kamtimit do të rriste moralin e të moshuarve, veçanërisht në rrezik kundër virusit.

“Shpresoj se shërimi i saj do të motivojë të moshuarit gjatë kësaj pandemie”, tha ai.

Indonezia ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 26 000 raste të koronavirusit dhe 1 613 vdekje.

ATSH