Ditën e sotme është zhvilluar një simpozium në nder të 100 vjetorit të lindjes së Vasil Kamamit,Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Pjesëmarrës në këtë simpiozium kanë qenë Ministria e Arsimit, Evis Kushi, rektori Skëndr Topi, sidhe figura të tjera të njohura si :, Mehmet Uruçi,Peçi Naqellari,Tomorr Arianiti, Arben Kamami etj.

Rektori i Universitetit ne fjalen hapëse te ketij simpoziumi u shpreh se lidhja e familjes se tij me Vasil Kamamin ka qene e hershme, ndersa theksoi se kontributi i tij ne arsim është i vyer.

Me mirënjohje për Vasil Kamamin foli edhe Ministria Evis Kushi, e cila përcolli për të gjithë emocionet dhe kontributet që ka lënë kjo figurë për qytetin e Elbasanit, por jo vetëm.

Mehmet Uruçi, profesor i shquar ishte një ndër studentët e Vasil Kamamit. Me emocione të thella ai shprehet me fjalët më të mira për ish-drejtorin e tij. Vlerësime për kontributin e tij dha edhe zv/rektori Peçi Naqellari.

Ndërsa nuk mund të mungonte një familjar i tij, djali i Vasil Kamamit. Arben Kamami, përvec jetës së tij profesionale pohon se i tillë ka qenë dhe në familje, një njeri i rregullt dhe i butë.

Më tej ishin kolegë dhe studentë të Vasil Kamamit që përcollën vlerat e kësaj figure të shquar. Familja e zotit Arben Kamami, në nder të figurës së babit të tij vendosën që të dhuronin një bursë një vjecare për një nga studentet më ekselente që ka mbaruar në shkollën “Vasil Kamami”.

 

http://EDLIRA XHERRI