ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar sot 110 vjetorin e lindjes së atdhetarit dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të rëndësishëm, Antoni Athanas.

“Më 28 korrik 1911 në Korçë u lind Antoni Athanas, atdhetari dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të rëndësishëm”, thekson DPA.

“Që në moshën 4-vjeçare së bashku me familjen u shpërngul në Amerikë. Fillimisht punoi në rrugë duke shitur fruta e perime, pastaj u njoh me Fan Nolin, Faik Konicën dhe atdhetarë të tjerë nga Shqipëria. Më pas hapi një restorant dhe me kohë u radhit në mesin e biznesmenëve të njohur. Restoranti i tij për 15 vjet ishte shpallur më i miri i vitit, të cilin e kanë frekuentuar edhe personalitetet më të larta amerikane”, shton DPA.

“Antoni edhe pse nuk kishte një edukim universitar, ka lektuar në shkollat më të mira amerikane mbi eksperiencat e tij në fushën e biznesit si në Harvard Business School dhe Universiteti i Neë Hampshir, Cornell University. Funerali i tij është mbajtur në kishën e Shën Gjergjit në Boston”, bën të ditur DPA.

DPA ka publikuar edhe një foto të Antoni Anathas dhe një letër të Ministrit të Turizmit të kohës, Osman Shehu, dërguar Antonit ku e falenderon për kontributin që ka dhënë për zhvillimin e Shqipërisë.