ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e COVID-19 gjatë muajve të mbylljes së madhe.

Rama thekson se, janë paguar 12 mld lekë për 237 888 të punësuar në 82 089 biznese.

Rama shprehet se në paketën e parë janë paguar 5.1 mld lekë, për 65 361 individë në 38 840 biznese.

Ndërsa për paketën e dytë thotë Rama, janë paguar 6.9 mld lekë për 172 522 individë për 43 249 biznese.

“Mirëmëngjes dhe me këto të dhëna të nxjerra nga thesari i shtetit, për shumat e paguara nga qeveria si mbështetje direkte për të prekurit në vendin e punës nga vala goditëse e COVID-19 gjatë muajve të mbylljes së madhe, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.newsbomb