ATSH-AFP/ – Viti 2020 është viti më i nxehtë i regjistruar në Francë që nga fillimi i matjeve në vitin 1900, njoftoi sot Météo-France, në prag të fundit të një viti të jashtëzakonshëm, që është shenjë e re e ngrohjes globale.

“Fresku i lehtë në fund të vitit nuk ndryshon gjë. Tani është zyrtare: me një vlerë mesatare në të gjithë vendin, deri 14 gradë Celcius, temperatura për vitin 2020 është më e larta e regjistruar ndonjëherë, përpara vitit 2018 (13,9°C)”, shkroi në Tëitter kjo organizatë.

Një shenjë tjetër e ngrohjes globale është se, në 120 vjet, që nga matja e mesatares kombëtare, nëntë nga dhjetë më të nxehtët janë në shekullin XXI dhe shtatë në dekadën e fundit.

Kjo ngrohje reflekton me besnikëri atë që shihet në një shkallë globale, me Organizatën Botërore të Motit që vlerëson se 2020 pritet të mbyllet si një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë.

Viti 2020 renditet kështu në krye të podiumit, përpara 2018-s dhe 2014-s, me një sërë ngjarjesh ekstreme gjatë gjithë vitit, nga stuhitë në fillim të vitit, në episodet e jashtëzakonshme të shiut në vjeshtë, duke përfshirë dy episode vale nxehtësie gjatë verës./ /ervo/