ATSH-I.Vata/ Në nderim të 77-vjetorit të Çlirimit, presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, dhe përfaqësues të tjerë të mazhorancës kryen sot homazhe dhe vendosën kurora me lule tek Varrezat e Dëshmorëve, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve në 77-vjetorin e Çlirimit.

Para monumentit “Nënë Shqipëri” u përul dhe vendosi kurora me lule kryeministri Edi Rama, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla dhe drejtues të institucione vendore dhe qendrore si dhe shoqata e veteranëve.

Nën tinguj e himnit kombëtar, zyrtarët e lartë të shtetit nderuan sakrificën e dëshmorëve që dhanë jetën për Çlirimin e Shqipërisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare. /j.p/