Që nga fillimi i pandemisë në Elbasan janë konfirmuar pozitive 309 raste.

Covid ka prekur zyrtarë dhe qytetarë të thjeshtë, disa prej të cilëve e kanë humbur betejën.

Sot raportohet se edhe një pedagoge, në Fakultetin Ekonomik në qytetin e Elbasanit, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Kësisoj edhe pedagogë të tjerë të këtij fakulteti kanë bërë tamponin dhe janë vetëizoluar deri në pritje të rezultatit që do të konfirmojë nëse ata janë ose jo me Covid.