ATSH-ANSA/ – Tregtia në internet është gjithnjë e më e përhapur, përfshirë atë të kafshëve, veçanërisht të zvarranikëve të rrallë, sipas studimit të Akademisë Kineze të Shkencave, botuar në revistën ”Nature Communications”.

Nga breshkat te kameleonët, rreth 36% e specieve të zvarranikëve janë shitur në internet, i cili është bërë tregu kryesor për shkëmbimin e tyre globalisht. Shumë prej specieve të shitura janë të rrezikuara, të tilla si breshka e Kepit të Njollosur apo kameleoni tigër i Sejshelleve.

Pavarësisht nga shumëllojshmëria e tyre e madhe, shumica e importeve janë përqendruar në 13 lloje (kryesisht krokodilat, pitonët dhe hardhucat monitoruese), të shpërndara në 125 vende.

Studiuesit, të udhëhequr nga Alice Hughes, studiuan tregtinë në internet në 151 site  shitjeje me pakicë të zvarranikëve në internet, në pesë gjuhë, për të dokumentuar tregtinë në internet për 11 050 specie midis 2000 dhe 2019.

Autorët verifikuan se 3 943 specie janë shitur në internet (e barabartë me 36%), 79% e të cilave nuk respektojnë rregulloren e tregtisë, CITES.

Rreth 90% e specieve të dokumentuara të shitura dhe gjysma e numrit të përgjithshëm të ekzemplarëve ishin kapur në mënyrë artizanale.   /os