ATSH/ Mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho është shëruar nga infeksioni COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka thënë se së shpejti, Xhaxho do të lërë spitalin Infektiv. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani numri i të shëruarve të personelit mjekësor ka shkuar në 40.
“Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga COVID-19 dhe së shpejti do të lërë spitalin Infektiv .Janë 40 personel shëndetësor të shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 327 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″, tha ministrja.
Reanimatori Xhaxho prej më shumë se dy javësh, nga data 4 prill ishte shtruar në Infektiv, pasi u prek nga koronavirus./a.a/