ATSH/- Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik,ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme janë identifikuar 58 raste me koronavirus.
Rastet aktive, ai tha se janë në Viti, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Prizren. Ramadani ka bërë të ditur që këto raste të identifikuara janë raste kontakti.
“Kemi regjistruar në laboratore 58 raste pozitive me COVID-19. Që paraqet një rritje të rasteve në krahasim me ditët e kaluara, ku ju keni parë që kemi pasur të regjistruara 29 raste, 6 raste dhe 58 raste. Pra kjo javë është një rritje e numrit të rasteve. Që për neve si institut ka paraqitur brengë edhe për institucionet shëndetësore shtetërore”, ka deklaruar Ramadani.
58 rastet e paraqitura me koronavirus janë si shkak i pakujdesisë së qytetarëve.
Ai ka bërë thirrje që qytetarët pas lehtësimit të masave, të vazhdojnë me respektimin e masave, meqë virusi është prezent.
Naser Ramadani ka bërë të ditur se sot kanë përfunduar një manual që udhëzon se si duhet sillen qytetarët pas lehtësimit të masave. Kështu ai tha se do të angazhohen 200 profesionistë shëndetësorë që do të mbikëqyrin çdo institucionet private dhe publik se a po zbatojnë këto masa. /KosovaPress/