I njohur për relievin dhe natyrën piktoreske që mbart, Belshi kësaj here shfaqet me një veprimtari të veçantë e unike për banorët dhe turistët, që vizitojnë vendin. “Pedalo në Belsh” quhet kjo nismë e re që të fton të bësh një xhiro me biçiklet.
I pyetur nga gazetari Elio Osmani, nismëtari i kësaj veprimtarie Albert Hysaj shprehet se ky biznes ka patur sukses që në hapat e parë të tij. Ai tha se biçikletat preferohen më tepër nga turistët por edhe moshat e reja të banorëve të qytetit. Një shëtitje e përkryer është ajo rreth liqenit të Belshit. Një zonë tashmë e investuar me korsi biçikletash e me hapsira rekreative.
Duke qenë se gjithë Zona e Belshit siç njihet ndryshe Dumrea, ka një reliev fantastik e të mbushur me 82 liqene karstike, ka pafund vende për t’u vizituar, shumica prej të cilave të arritshme shumë lehtë edhe me biçikletë. Alberti ka nisur të organozojë edhe ture përreth kësaj zone. Gjë e cila e bënë më interesante nismën për banorët, dhe aq më tepër për të gjithë turistët që zgjedhin të vizitojnë Belshin.
Nino Mejdani