ATSH/ Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit pas shembjes së 12 objekteve në zonën e Shkozës në Tiranë, ka nisur ditën e dytën të aksionit në unazën lindore të kryeqytetit.

Shembja e tyre i hap rrugë lotit të tretë të unazës lindore të kryeqytetit ndërsa ky lot ka një gjatësi prej 3.3 kilometrash dhe një vlerë prej 2.33 miliardë Lekësh.

Prishja e ndërtimeve nuk është kundërshtuar nga banorët, të cilët janë shpronësuar me vendim qeverie. z.tosku/ /a.g/