ATSH/ Nxënësit e klasave të nënta do të nisin nesër provimet kombëtare të arsimit bazë me testimin e parë atë të gjuhës shqipe.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përmes një mesazhi drejtuar nxënësve, u ka uruar atyre sukses në këtë etapë të rëndësishme, duke i ftuar të besojnë te përgatitja e tyre dhe puna e bërë gjatë viteve të shkollimit.
“Pas një rrugëtimi të gjatë mësimi dhe përkushtimi, ju pret një tjetër hap i rëndësishëm. Besoni te vetja, te puna që keni bërë gjatë këtyre viteve me mësuesit tuaj dhe hyni në provim me qetësi e vetëbesim”, tha Kumbaro.
Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.
Gjatë provimeve ndalohen telefonat celularë dhe çdo pajisje tjetër elektronike, nxënësit të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo formë komunikimi gjatë provimit.
Më 22 qershor nxënësit do të zhvillojnë provimin e gjuhës shqipe, më 22 qershor gjuhën amtare për Pakicat Kombëtare, më 25 qershor matematikën dhe më 30 qershor gjuhën e huaj.
/k.s/a.f/































