ATSH/ Rritja e numrit të vizitorëve të huaj në Shqipëri ka rritur ndjeshëm interesin edhe ndaj trashëgimisë sonë kulturore.
Kalaja e Gjirokastrës është një prej këtyre destinacioneve që tërheq gjithnjë e më shumë tursitë të huaj, falë vlerave historike dhe arkitekturore.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se kalaja e Gjirokastrës mirëpriti vizitorin e 100.000-të për vitin 2026.
Kalaja vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.
Simboli kryesor i qytetit, kalaja është e vendosur mbi një kodër, rreth 370 metra mbi nivelin e detit.
Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
/m.m/r.e/a.f/



























