Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri të ditur sot se vetëm në muajin maj, këto destinacione mirëpritën 506.155 vizitorë, ose 21,6% më shumë se në maj 2025.

Jaupaj informoi se destinacioni më i vizituar është Shkodra, me 110.480 vizitorë.

Ndërkohë Korça regjistron 104.893 vizitorë dhe Vlora 83.115 vizitorë.

“Nga Alpet te lagunat, nga pyjet te bregdeti, zonat tona të mbrojtura po shndërrohen në një nga asetet më të rëndësishme të turizmit shqiptar, duke promovuar zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi lokale më të forta dhe një lidhje më të afërt me natyrën”, u shpreh Jaupaj.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Prandaj dhe po punohet fort që këto zona të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

/m.m/a.f/r.e/