ATSH/ – Pse na lodh deti, është një pyetje që shumë persona e ndiejnë gjatë pushimeve verore. Nuk është vetëm një ndjenjë: është fiziologji, shkruan focus.it.
Edhe pse janë ditë të qeta në plazh, shtrirë në shezlong, diell dhe det përsëri na lërë të rraskapitur.
Sipas studiuesve trupat tanë, të ekspozuar ndaj kushteve mjedisore shumë të ndryshme nga ato të zonave urbane, aktivizojnë procese të ndryshme adaptimi që kërkojnë energji.
Vazodilatacioni dhe djersitja e shtuar ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së trupit, por ato çojnë në humbjen e lëngjeve dhe kripërave minerale si kaliumi dhe magnezi, thelbësore për muskujt dhe sistemin nervor. Kjo çon në dehidratim dhe lodhje.
- Ajri i detit, më i pasur me oksigjen dhe jod, stimulon metabolizmin dhe tiroiden, duke kontribuar në rritjen e oreksit.
- Prodhimi i melaninës, i aktivizuar nga rrezet UV, është një tjetër proces “i padukshëm” që konsumon energji.
- Lëvizja nëpër ujë kërkon gjithashtu më shumë përpjekje: dendësia e detit dhe rezistenca e kripës rrisin shpenzimin e energjisë.
- Së fundmi, ka edhe një anë pozitive: deti është relaksues. Stimulon serotoninën, endorfinat, kreativitetin dhe zvogëlon stresin, ankthin dhe tendosjen e syve.
- Çelësi është hidratimi i vazhdueshëm: uji, frutat dhe perimet ndihmojnë në luftimin e lodhjes… dhe shijoni vërtet detin. /os/



























