Kryeministri përcolli pamje nga takimi në rrjetet sociale. “Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas samitit të NATOS e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara ndërsa dje mori pjesë në punimet e samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.
Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
Gjithashtu Rama zhvilloi një takime liderët e vendeve të NATO-s dhe me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte.
Në përfundim të samitit të NATO-s u vendos që samiti i ardhshëm të mbahet në Shqipëri.
Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.
/gj.m/j.p/



























