ATSH-ANSA/ – Të paktën 2 381 persona rezultojnë ende të zhdukur, pas përmbytjeve shkatërruese që goditi distriktin Rasuwa, njoftoi sot policia nepaleze.

“Operacionet e shpëtimit po vazhdojnë”, tha një zëdhënës i policisë.

“Deri tani janë shpëtuar 1 545 persona, 644 në Rasuwa, 898 në Nuwakot dhe tre në Dhading. Midis të zhdukurve janë 644 shtetas të huaj”, shtoi ai.

Grupi më i madh janë indianët, me 178 persona ende të pagjetur, të ndjekur nga 65 shtetas amerikanë, 53 ukrainas, 51 malajzianë, 35 australianë, 33 britanikë dhe 25 kanadezë.
Ndërkohë, numri i viktimave ka arritur në 475./ /os/