ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar të gjitha linjat ajrore të mos fluturojnë mbi Rusi duke thënë se operacionet e dronëve ukrainas do ta bënin hapësirën ajrore të vendit të pasigurt.

“Hapësira ajrore ruse po bëhet plotësisht e pasigurt”, tha Zelensky në një deklaratë të martën në mbrëmje, duke shtuar se Ukraina nuk po kërcënonte aviacionin civil apo avionë individualë.

“Thjesht do të ketë dronë në qiellin e Rusisë në një shkallë që duhet të merret parasysh”, tha ai.

”Hapësira ajrore ruse do të mbyllet efektivisht”, shtoi ai.

Javën e kaluar, ai kishte kërcënuar vendosjen e deri në 1 000 dronëve me rreze të gjatë veprimi.

Presidenti rus Vladimir Putin reagoi gjatë një konference për shtyp në Bishkek, kryeqytetin e republikës së Azisë Qendrore të Kirgistanit, duke thënë se incidenti përbënte “terrorizëm shtetëror” dhe se Rusia do të përgjigjej.

Putin tha se Ukraina po i kërkonte Rusisë të rifillonte negociatat dhe të kërkonte takime ballë për ballë.

Megjithatë, ai tha se Rusia nuk do të negociojë me “terroristë”.

”Bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të u pezulluan”, tha Putin.

Në të njëjtën kohë, ai tha se Moska do të mirëpriste të dërguarit e dërguar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump.

I pyetur pse Moska nuk përdori forcën ushtarake për të eliminuar udhëheqjen e Ukrainës në Kiev, Putin tha se Rusia do të kishte ende nevojë për njerëz për të negociuar në të ardhmen./ a.jor.