ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Po sot, Presidenti, dekretoi emërimin e Klodiana Spahiu në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Dekreti pritet që të kalojë sot në seancën plenare për votim dhe me pas Spahiu do duhet të betohet para Presidentit që të nisë zyrtarisht punën në këtë dikaster.
Pak ditë me parë Kryeministri propozoi Klodiana Spahiun për detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas dorëheqjes nga detyra të ministres Evis Sala e cila ishte emëruar në shtator 2025.
/a.f/



























