ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.
Reshjet e herëpasherëshme të shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit. Përgjatë vijës bregdetare reshjet pritet të jenë herë-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 6/19 | Diell re shi |
| Kukës | 2/14 | Diell re shi |
| Lezhë | 8/19 | Diell re shi |
| Dibër | 1/15 | Diell re shi |
| Durrës | 10/20 | Diell re shi |
| Tiranë | 12/21 | Diell re shi |
| Elbasan | 12/21 | Diell re shi |
| Berat | 8/21 | Diell re shi |
| Vlorë | 12/21 | Diell re shi |
| Korçë | 4/13 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 5/21 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/21 | Diell re shi |



























