Ai tha në një postim në facebook se rritja prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare jep vlerën llogaritëse prej 36.761 votash.

Si kryesues i listës Koalicioni Shqiptar, Shaip Kamberi falënderoi qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për besimin, të gjitha subjektet politike për bashkimin dhe kryeministrin Albin Kurti për angazhimin e tij.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz. Bashkë në zgjedhje, bashkë në përfaqësim, bashkë për të drejtat tona!”, është shprehur Kamberi.

Koalicioni Shqiptar i Luginës së Preshevës ka fituar dy mandate në Kuvendin e Serbisë sipas projeksionit të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) dhe Ipsos, me 56 për qind të mostrës së përpunuar.

Lista e përbashkët e partive politike të shqiptarëve të Luginës ka marrë 0,8 për qind të votave dhe dy mandatet u takojnë bartësit Shaip Kamberi nga PVD dhe Visar Mehmetit APN.

/Kosovapress/