Dashi
Dashuria dhe ndjenjat do të jenë mjaft të favorshme, ku do të jeni të karikuar me energji pozitive. Nëse një histori nuk funksionon, tashmë gjërat mund të komplikohen. Të rinjtë do të kenë ide të reja lidhur me punën.
Demi
Nëse nuk e keni kaluar ende një ndarje, ky është momenti për ta bërë. E keni mendjen tjetërkund, ku dashuria do të kalojë në plan të dytë. Në punë gjërat do të ecin mjaft mirë, por ndonjë problem mbetet ende për tu zgjidhur.
Binjakët
Keni nevojë për pasion dhe aventurë. Nëse jeni vetëm, ky është momenti për tu rikthyer në lojë. Në punë, do të ndjeni dëshirën për ndryshim dhe për t’iu kushtuar gjërave të reja.
Gaforrja
Takimet do të ecin mirë gjatë kësaj dite. Do të keni mundësi që të sqaroni diçka me të lindurit e shenjës së demit. Mundohuni që të mos përfshiheni në polemika dhe grindje. Në punë duhet të bëni durim, pasi nuk mund të merrni gjithçka menjëherë.
Luani
Ky është moment reflektimi në dashuri. Mund të ndiheni të ndarë mes dy personave. Nëse në dashuri ka pasur një ndarje prej pak kohësh, keni nevojë për siguri. Sfera profesionale nuk paraqitet shumë mirë, pasi atmosfera është nën ritmin e duhur.
Virgjëresha
Hëna do të jetë në anën tuaj në dashuri, ndaj shfrytëzojeni për të programuar diçka. Një miqësi mund të kthehet në diçka më shumë. Puna paraqitet mjaft mirë, ndonëse mund t’iu duhet të bëni më shumë se zakonisht. Ky është momenti i duhur për të bërë projekte për të ardhmen.
Peshorja
Në dashuri do keni mundësi që të jetoni emocione të bukura, por nëse një lidhje nuk ia vlen, bëni mirë që ta mbyllni sa më parë. Zemra juaj mund të jetë e pavendosur mes dy personave. Momentalisht Mërkurin do e keni kundër, ndaj do të bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm me financat dhe shpenzimet.
Akrepi
Gjatë kësaj dite gjetja e një kompromisi mund të duket e thjeshtë. Do ju duhet të bëni shumë gjëra, por për të mos gabuar, nuk duhet të ulni përqendrimin. Puna do të ecë mjaft mirë dhe do të ketë zhvillime pozitive në vijim.
Shigjetari
Në dashuri gjërat do të ecin mjaft mirë, por monotoninë do e keni kundër, ndaj bëni kujdes. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mbani nën kontroll nervozizmin. Në punë, duhet të shmangni debatet dhe problemet, pasi Marsin e keni kundër.
Bricjapi
Yjet do të jenë në anën tuaj dhe do e bëjnë të mërkurën mjaft pozitive për dashurinë. Në punë, duhet të vazhdoni përpara, në mënyrë që të mos rrezikoni çdo gjë, shkruan noa.al. Shumë shpejt gjërat do të përmirësohen.
Ujori
Do të përballeni me shumë ndryshime, ku nëse partneri/ja vendos që t’iu ndjek, çdo gjë do të ecë më mirë. Nëse duhet të bëni investime apo blerje me kosto, bëni kujdes me pjesën e burokracisë.
Peshqit
Ky është moment i rëndësishëm për të ardhmen, në sferën sentimentale. Ka disa gjëra të cilat duhen qartësuar në një raport. Puna nuk po ecën në drejtimin e duhur dhe do të ketë vonesa më shumë se zakonisht. Mund t’iu duhet të bëni një ndryshim të rëndësishëm.
ATSH