ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash, më të theksuara në pjesën e parë të ditës, të cilat pritet të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa pas orëve të mesditës kthjellime të herëpashershme.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave era pritet të fryjë me shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër10/16Re shi diell
Kukës11/14Re shi diell
Lezhë11/17Re shi diell
Dibër7/13Re shi diell
Durrës11/18Re shi diell
Tiranë13/18Re shi diell
Elbasan10/17Re shi diell
Berat12/18Re shi diell
Vlorë13/18Re shi diell
Korçë7/14Re shi diell
Gjirokastër10/18Re shi diell
Sarandë14/19Re shi diell

/r.e/