ATSH/ -Një shtetas është proceduar  penalisht në Durrës për veprën penale “Pushtimi i tokës” pas kontrolleve të policisë në plazhe, për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht shtetasin N. M., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar tek “Shkëmbi i Kavajës”, u konstatua se kishte zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 3 dhe shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

/gj.mima/