Deklarata e ministrit të Mjedisit Blendi Klosi nga Divjaka pak ditë më parë se është duke u parë si mundësi shtyrja e moratoriumit të gjuetisë edhe për pesë vite te tjera vijon të shkaktojë polemika në Elbasan. Reagimi i radhës ka ardhur nga shoqata Egnatia. Kryesuesi i saj Oltion Domni e ka përkufizuar të papërgjegjshme deklaratën e ministrit Klosi, pasi sipas tij gjahtarët nuk janë vrastar.

Hapi i radhës i gjahtarëve në Elbasan do të jetë nënshkrimi i një peticioni, që t’i jepet fund moratoriumit të gjuetisë në janar të vitit 2021.

Para dy ditësh kundër deklaratës së ministrit Klosi reagoi edhe shoqata tjetër e gjahtarëve në Elbasan, ajo Fazani, nëpërmjet kryetari të saj, Gëzim Gjorduni.