ATSH-AFP/ – Gjermania do të jetë e aftë të shmangë një fazë tjetër kufizimi pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 në vend dhe tek fqinjët europianë, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier.
“Jam i bindur që ne mund dhe do të pengojmë një kufizim të dytë të përgjithshëm”, deklaroi Altmaier për shtypin, ndërkohë që recesioni në vitin 2020 do të jetë në fund të fundit më pak i lartë nga sa është parashikuar”, shtoi ai./ /ec/



























