ATSH-AFP/ – Aktori hollivudian Dwayne “The Rock” Johnson njoftoi se ai dhe familja e tij ishin testuar pozitivi me COVID-19, por ishte i shqetësuar për shëndetin e tyre dhe u kërkoi fansave të tij të mbanin një maskë për të mbrojtur veten.

“Bashkëshortja ime Lauren, si dhe dy vajzat e mia të vogla dhe unë gjithashtu kemi rezultuar të prekur me COVID-19”, theksoi ai në një video në Instagram.

“Ka qenë një nga gjërat më të vështira që na është dashur të kalojmë si familje (…) por jam i lumtur t’ju them se po bëhemi mirë, nuk jemi më transmetues dhe jemi, falë Zotit, të shëndetëshëm”, theksoi aktori 48-vjeçar, i specializuar në filma aksion.

The Rock, i shpallur së fundmi aktori më i paguar i Hollywood-it për të dytin vit me radhë, pretendoi se familja e tij ishte infektuar nga miq shumë të ngushtë.

Kështu që ai u kërkoi fansave të tij që të ishin të kujdesshëm, veçanërisht duke mirëpritur në shtëpitë e tyre vetëm njerëzit që ishin testuar negativ.

“Vendosni maskat dhe kujdesuni për sistemin tuaj imunitar me vitamina dhe antioksidantë”, shtoi ai./ /ec/