7 mijë pushues, shqiptarë të Kosovës, kanë kaluar mëngjesin e sotëm pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar.
Mesa duket, vranësirat dhe reshjet sporadike të shiut nuk i kanë penguar shqiptarët e Kosovës që edhe në këto ditë fundshtatori të zgjedhin detin si destinacionin e preferuar. Nisur nga fluksi i qytetarëve dhe mjeteve, autoritetet në doganën e Morinës kanë përshpejtuar procedurat.
Edhe në fundjava e mëparshme, bregdeti shqiptar ka qenë destinaconi i preferuar për shqiptarët e Kosovës.



























