ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash dhe stuhi. Gjatë orëve të para të 24-orëshit reshjet lokalisht me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-10m/s. Valëzimi në dete parashikohet 0-1 ballë me lartësi vale 0.4 deri 1.2 metër.

Temperaturat parashikohen: 

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër20/24re shi rrufe
Kukës18/23re shi rrufe
Lezhë21/25re shi rrufe
Dibër17/22re shi rrufe
Durrës21/25re shi rrufe
Tiranë21/25re shi rrufe
Elbasan19/25re shi rrufe
Berat17/27re shi rrufe
Vlorë25/29re shi rrufe
Korçë16/23re shi rrufe
Gjirokastër15/23re shi rrufe
Sarandë17/26re shi rrufe