Një operacion i madh anti-kanabis raportohet se është duke u zhvilluar në gjithë vendin.
Mësohet se operacioni vjen pas ngjarjeve të fundit kriminale në parcelat me hashash, si dhe në kuadër të monitorimit dhe kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të drogës.
Në Malësinë e Madhe prej disa ditësh rezultojnë të zhdukur tre kushërinj, të cilët dyshohet se janë vrarë për parcelat me hashash. Mbrëmjen e djeshme për këtë ngjarje newsbomb.al raportoi se është nisur drejt Shkodrës vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.
Në këtë operacion janë 50 dronë dhe 2 helikopterë që kontrollojnë nga ajri, ndërsa nga toka asistojnë 70% të strukturës policore. Efektivë të reparteve antidrogë, efektivë të Drejtorive vendore të Policisë dhe ata të Komisariateve janë angazhuar në kotrollin anti-kanabis raporton gazetarja Dorjana Bezat.newsbomb


























