“Akullnaja e fundit në majën Humboldt të malit Sierra Nevada de Merida, në veriperëndim të vendit, po shkrihet”, thanë studiuesit.
Sipas tyre, në fillim, madhësia e akullnajës ishte e barabartë me sipërfaqen e 300 fushave të futbollit.
Tani, nga të dhënave e mbledhura nga studiuesit për të dokumentuar efektet e ndryshimit të klimës nga maji 2019 deri në tetor 2020, duket se akullnaja e fundit në majën Humboldt do të shkrihet plotësisht brenda një kohe të shkurtër për shkak të rritjes së temperaturave nga ngrohja globale./ /ervo/


























