Një 50 vjeçar është gjetur i pajetë nga Policia e Fierit, në krah të rrugës në vendin e quajtur “Vajkan”. Mësohet se viktima është Gëzim Gjyrdyku.

Në informacionin paraprak, Policia bën me dije se 50 vjeçari dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë mëngjesin e sotëm në orën 08.20 dhe është përplasur nga një automjet. Si pasojë ai ka ndërruar jetë.

Fier, Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.